“Trafiku Urban” liron çmimin e mujores për nxënës, vlen vetëm për autobusët e verdhë

Prishtina

“Trafiku Urban” liron çmimin e mujores për nxënës, vlen vetëm për autobusët e verdhë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 01:01
Trafiku Urban

Është liruar bileta mujore për nxënës dhe për persona të tjerë në linjat publike të Trafikut Urban.

Madje, kompania po e reklamon biletën e re si të përfolurën, biletë integrale.

Kësaj radhe, bileta do të vlejë për të gjithë autobusët e verdhë. Ndërsa, për të shfrytëzuar linjat e kontraktuara 3 dhe 1, duhen paguar para shtesë.

Megjithatë, qytetarët kërkojnë që bileta e integruar të jetë gjithëpërfshirëse dhe të vlejë në të gjitha linjat, raporton 038.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se bileta e integruar për Trafikun Urban është hap drejt biletës së integruar që do të vlejë në të gjitha linjat.

Ndërkaq, bileta e integruar nuk vlen për pensionistët. Ata do të mund të udhëtojnë falas vetëm në linjën 4 dhe në autobusët e Trafikut Urban në linjën 3. Në linjat e tjera, ata duhet të paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat