Shpend Ahmeti kërkon 96 mijë euro nga Haradinaj për artistët e Prishtinës

Prishtina

Shpend Ahmeti kërkon 96 mijë euro nga Haradinaj për artistët e Prishtinës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 13:39
Haradinaj dhe Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes profilit të tij në facebook ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave që t’i lejohet financimi i trupës së aktorëve në Teatrin e kryeqytetit.

 “Teatri i qytetit duhet të ketë trupën rezidente në përputhje me ligjin. Më 13 mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupës rezidente sipas kërkesës së aktorëve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Në kërkesën dërguar Ministrisë së Financave, Komuna e Prishtinës kërkon që ta rrisë numrin e të punësuarve në Tetarin e Prishtinës për 20 sosh.

Duke llogaritur pagën bazë të punëtorëve të tanishëm të aktorëve, e cila sipas Komunës së Prishtinës është 400 euro paga bazë, kostoja e shtimit të 20 punëtorëve do të ishte 8 mijë euro në muaj apo 96 mijë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat