Largohet deponia ilegale e mbeturinave në Hajvali

Prishtina

Largohet deponia ilegale e mbeturinave në Hajvali

Më: 21 mars 2018 Në ora: 09:49
Hajvali

Është larguar deponia ilegale e mbeturinave te hapësira rreth banesave të Komunës në Hajvali.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi dërguar mediave, ku ndër tjerash shfaqet edhe zotimi i institucioneve komunale për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave.

“Hapësira rreth banesave të Komunës në Hajvali, për një kohë ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave. Tashmë, përmes kompanisë të kontraktuar nga komuna, kjo deponi është larguar”, thuhet në një pjesë të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat