Sheshi “Adem Jashari” po rregullohet, por s’ka shtatore

Prishtina

Sheshi “Adem Jashari” po rregullohet, por s’ka shtatore

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:35
Sheshi “Adem Jashari”

Që prej dekadash tek tani kanë nisur punimet për projektin e Sheshit “Adem Jashari” që gjendet në mes Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës.

Aty do të bëhet ndërrimi i pllakave të dyshemesë  dhe revitalizimi i hapësirave të gjelbra. Por ky projekt nuk ka paraparë që të vendoset shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, emrin të cilin e mbanë edhe sheshi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

Për gjithë këtë Mullafazliu po thotë se duhet të shihet se çfarë do të bëhet me simbolet ekzistuese aty.

“Tani për tani ai nuk është pjesë e projektit dhe mbetët të shihet më vonë se çka do të bëhet me elementët dhe simbolet që janë në atë shesh”, tregoi Mullafazliu.

Ani pse shkak i mospajtimeve mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës humbi 270 mijë euro donacion nga DEMOS-i zviceran, zyrtarë të komunës po thonë që sanimi i pllakave të vjetëruara do të bëhet edhe në pjesën pranë Kuvendit të Kosovës.

“Sanimi i dyshemesh bëhet në tërë parcelën e sheshit, do me thënë e mbulon edhe atë pjesën që i takon Kuvendit të Kosovës”, tha Mullafazliu.

E nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës thonë se komuna do të ketë mbështetjen e tyre për ndërtimin e këtij sheshi.

Ndërrimi i pllakave që i ka dhënë një pamje të pahijshme këtij sheshi po kapin shumën prej 311 mijë euro. Punimet për të sjellë pamjen e re të sheshit do të përfundojnë brenda 3 muajve.

“Projekti i Sheshit “Adem Jashari” parasheh ndërrimin e pllakave të dyshemesë dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbra rreth saj, duke mos i ndryshuar elementët përbërëse të sheshit tani. Kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës është “Eko Group” me kompaninë “Rexha” të cilat do t’i kryen punimet në këtë shesh në afatin prej 90 ditë pune. Dhe i gjithë projekti do të kushtoj 311 mijë euro””, tha ajo.

Revitalizimi i hapësirave të gjelbra do të bëjë edhe një ambient të këndshëm për njerëzit që duan të kalojnë pak qaste aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat