Ekipet e shkyçjes të ujit sot në Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme

Prishtina

Ekipet e shkyçjes të ujit sot në Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Konsumatorët borxhlinj të fshatrave Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme gjatë ditës së sotme do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Rreth 644 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bardhosh u kanë borxh KRU ”Prishtina” 173 mijë euro, 314 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bërnicë e epërme kanë borxh 69 mijë euro dhe 206 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bërnicë e Ulët kanë borxh 40 mijë euro, njofton KRU “Prishtina”.

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara.

Për këtë aksion janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë, ndërkohë që një aksion i tillë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat