Prokuroria sqaron rastin e Mramorit

Prishtina

Prokuroria sqaron rastin e Mramorit

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:22
Aksioni i policisë

Prokuroria e Shtetit ka reaguar sot për një raportim të mediave më 10 mars ku në fshatin Mramor të Prishtinës janë gjetur një sasi e madhe e armëve dhe aparate të lojtarëve të fatit.

Sipas Prokurorisë  të dyshuar kanë qenë dy persona, babë e bir, por që më vonë është konstatuar se djali i dyshuar që i përkisnin armët dhe që dyshohet se ka kryer veprën penale është në arrati.

Sipas Prokurorisë i dyshuari(babai i të kërkuarit) është liruar pasi që nuk ka pasur prova se ka kryer veprën penale.

Sqarimi i Prokurorisë së Shtetit:

Në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka lëshuara Urdhëresë për kontrollimin e objekteve. Gjatë zbatimit të urdhëresës dhe kontrollimit të objektit (shtëpisë) në fshatin Mramor të Prishtinës, Policia ka gjetur armë, aparate të lojërave të fatit dhe sende tjera. Prokurori i Shtetit, vazhdimisht para, gjatë dhe pas kontrollit ka qenë në kontakt me Policinë. Të dyshuar për kryerjen e veprave penale në rastin konkret kanë qenë RR.G. dhe B.G. (babë dhe birë). Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka hasur vetëm të dyshuarin RR.G., babai i të dyshuarit B.G. Ndërsa, i dyshuari B.G. nuk ka qenë në shtëpi dhe për kundër përpjekjeve të Policisë që të njëjtin ta arrestojnë, duke kontrolluar edhe lokacione tjera, ka qenë i paarritshëm për policinë që të arrestohet. Me urdhëresë të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari RR.G. Prokurori i Shtetit, bazuar nà « informacionet që kanë të bëjnë me rastin, ka gjet se, shtëpia, armët, aparatet e lojërave të fatit dhe sende të tjera, ishin të dyshuarit B.G, i cili jeton ndaras nga prindi i tij, RR.G. Meqenëse, për të dyshuarin RR.G., Prokurori i Shtetit nuk ka pasur prova të mjaftueshme se, ishte posedues i sendeve të cekura më lartë, ka vendosur që ndaj të dyshuarin RR.G. procedura penale të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Ndërsa,  B.G. i cili është i dyshuari kryesor është në kërkim të policisë. Në rastin konkret, procedura penale është duke vazhduar, bazuar në provat dhe faktet që ka mbledhur deri më tani Prokurori i Shtetit.

Në aksionin e Policisë të  koduar “YJET”, janë konfiskuar:

7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm,

1 armë e shkurt TT,

33 fishek,

1 kuti për pastrimin e armëve,

1 Llap Top,

1 palë Dylbi,

1 rryp mbajtës për fishek

1 veturë gjip Chevrolet Suburban,

81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara),

59 monitor të aparateve të lojërave të fatit,

12 aceptor të aparateve,

36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat