Tregu i Luleve bartet në sheshin “Edit Durham”

Prishtina

Tregu i Luleve bartet në sheshin “Edit Durham”

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:24
Tregu i Luleve

Tregu i Luleve është njeri ndër aktivitetet e ideuara dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës që ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve.

Sipas Komunës, këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në 6 shtëpiza të projektuara për shitjen e luleve.

 Kësaj radhe, ky treg është bartur në sheshin “Edit Durham”, ku pritet të ketë frekuentim shumë më të madh të qytetarëve sesa në lokacionin paraprak.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ka prioritet përkrahjen e vazhdueshme dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat