Drejtori komunal flet për dorëheqjen e Ahmetit

Prishtina

Drejtori komunal flet për dorëheqjen e Ahmetit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:24
Shpend Ahmeti dhe Arben Vitia

Njëri nga Drejtorët e Komunës së Prishtinës nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, nuk po e sheh si lajm të mirë dorëheqjen e këtij të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje,

Arben Vitia, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë tha  për KALLXO.com se pret të koordinohet me partinë e tij për pozicionimet e tij në këtë komunë pas kësaj ngjarje.

“Dorëheqja e z.Ahmetit nuk është lajm i mirë, është zgjedhje e tij. Arsyet i ka dhënë ai, çfarë mendoj unë për ato arsye është çështje tjetër. Sa i përket pozicionit tim, unë jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe çdo pozicionim i imi në të ardhmen do të varet në koordinim të plotë me LVV-në dhe organet e saj”, tha Vitia

Ai megjithatë shpreson që dorëheqja e Ahmetit nuk do të zbehë bashkëpunimin për punët brenda komunës.

“Unë kam garuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe jam zgjedhur edhe si asamblesit me votat që kanë dhënë qytetarët, me platformën e paraqitur nga VV-ja. Natyrisht edhe me z.Ahmeti si kandidat. Raportimi i im gjithmonë ka qenë edhe z.Ahmetit por edhe Lëvizjes Vetëvendosje që natyrisht kam obligim të plotësojë platformën e LVV-së. Pritet të shihet, unë nuk besoj se do të zbehet bashkëpunimi. Në aspektin e punës unë jam i përkushtuar të jap kontributin tim si drejtor”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat