Rrugët e kryeqytetit, magjistralet dhe autostradat të kalueshme

Prishtina

Rrugët e kryeqytetit, magjistralet dhe autostradat të kalueshme

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 17:13
Prishtinë

Pas reshjeve të borës ditëve të fundit, rrugët dhe autostradat e Kosovës janë të kalueshme përveç rrugëve në viset malore që ka ende vështirësi për qarkullim të automjeteve për shkak se ka shtresa të borës më shumë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka thënë se 16 kompani me mekanizmat e tyre në tërë vendin janë të angazhuara për pastrimin e rrugëve nga bora dhe deri më tash janë të kalueshme të gjitha rrugët e Kosovës.

“Ne i kemi marrë të gjitha masat urgjente si Ministri e Infrastrukturës së bashku me 16 kompani për mirëmbajtjen rrugore, të cilat janë në terren me mekanizmat e tyre dhe rrugët deri në këtë moment janë të gjitha të kalueshme, si dhe autostrada “Ibrahm Rugova”, autostrada “Arbën Xhaferi” janë të hapura plotësisht t, dhe pa asnjë problem zhvillohet komunikacioni sot. Ndërsa, në rrugët malore ka vështirësi për qarkullim të automjeteve, sepse shtresa e borës në ato vise është më e madhe, por jemi në përpjekje për të hapur edhe ato rrugë”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se edhe rruga për Brezovicë është e kalueshme dhe sipas tij, ka qarkullim në atë pjesë dhe janë monitorim të vazhdueshëm në të gjitha akset rrugore.

Edhe rrugët e Prishtinës janë të kalueshme sipas nënkryetarit të komunës Selim Pacolli.

Ai tha se një pjesë dërmuese e rrugëve dhe trotuareve në kryeqytet janë të kalueshme, me përjashtim në vende në periferi të Prishtinës.

“Referuar raporteve nga tereni, mund të themi se deri më tani, pjesa dërmuese e rrugëve dhe trotuareve në brendinë e qytetit janë të kalueshme. Situata me problematike paraqitet nga viset rurale ku ekipet tona qe nga pasditja janë prezent edhe në këto anë të cilat po vazhdojnë punën e tyre. Kemi kërkesa të herë pas hershme nga qytetaret për intervenime . Me lejoni që përmes jush t’iu bëj thirrje qytetarëve që të përdorin pajisjet e dimrit, për të evituar bllokimet eventuale nëpër rrugë”, ka thënë nënkryetari Pacolli.

Ai ka se komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar për shërbim të qytetarëve në këtë kohë me reshje dhe temperatura të ulëta.  

Megjithatë jo të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të pastruar nga bora. Shumica e rrugëve dytësore nuk janë pastruar fare dhe ato shkaktojnë vështirësi në lëvizjen e veturave por edhe të këmbësorëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat