Zjarr në Pallatin e Rinisë, policia jep detaje

Prishtina

Zjarr në Pallatin e Rinisë, policia jep detaje

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 21 shkurt 2018 Në ora: 18:54
Pallati i Rinisë

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ka shpërthyer zjarr, në kuzhinë e një nga prej lokaleve që gjenden në atë objekt.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia në kuzhinën e një lokali që gjendet në atë objekt. Zjarri është lokalizuar menjëherë, ndërsa të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, ka thënë për “Bota sot” Ahmeti./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat