(E plotësuar) - Një zjarr i madh ka shpërthyer sot gjatë ditës në selinë qendrore të KFOR-it në Prishtinë.
Tymi ka përfshirë një pjesë të madhe të lagjes Arbëria për orë të tëra.
Në orët e pasdites ka qenë e pamundur të kontaktohet me Zyrën për media të KFOR-it, por media merr vesh se zjarri mund të ketë ndodhur në afërsi të rezervave të naftës.
Nuk është raportuar ende për ndonjë të lënduar.
Zjarr në Prishtinë
Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri afër Ambasadave në Prishtinë.
Në një video të siguruar nga gazeta “Bota sot”, shihet tymi, derisa ende nuk dihet se çfarë po digjet.