Po largohet flamuri kombëtar “Te Rrethi”, për tu vendosur ai i Kosovës

Prishtina

Po largohet flamuri kombëtar “Te Rrethi”, për tu vendosur ai i Kosovës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa debatet se cili flamur duhet të vendoset të rrethi në hyrje të Prishtinës, momentalisht disa persona janë duke e larguar flamurin kombëtar për ta vendosur atë shtetëror.

Se cili flamur duhet të vendoset në këtë vend, ka qenë njëra prej temave më të diskutuara gjatë ditëve të fundit.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi” në Prishtinë.

“Sot kam dhëne detyrë që flamuri i Kosovës te vendoset ‘Te Rrethi’. S’ka shqiptar që s’e nderon flamurin shqiptar”, tha Haradinaj.

Ndryshe, kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  përmes një shkrimi, pati deklaruar se kjo është në përgjegjësi të institucioneve të shtetit të Kosovës, pra më saktësisht Qeverisë, e jo e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat