Konflikit në Lagjen Marigona: Dhëndri e plagosi gjinekologun Premtim Gojanin me tre plumba

Prishtina

Konflikit në Lagjen Marigona: Dhëndri e plagosi gjinekologun Premtim Gojanin me tre plumba

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:33
Ilustrim

Gjinekologu kosovar Premtim Gojani u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., mëngjesin e sotëm në Lagjen Marigona të Graçanicës. Media mëson se Gojani po trajtohet në shokdhomë në QKUK.

Dhëndri i tij, F.F, pasi ka plagosur mikun është dorëzuar te sigurimi i kësaj lagjeje pastaj në Polici.

“E ka plagos para derës së shtëpisë, në sy të familjarëve, dhe u dorëzu te sigurimi lagjes”, tha ky burim.

 Arsyet e kësaj ngjarje të rëndë është herët të dihen ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë. I dyshuari F.F 64 vjeç është intervistuar nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat