Komuna do të blejë një City Tree për përmirësimin e ajrit - Bota Sot
Komuna do të blejë një City Tree për përmirësimin e ajrit

Prishtina

E premte, 23 shkurt 2018

Komuna do të blejë një City Tree për përmirësimin e ajrit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:45
Ilustrim

Komuna e Prishtinës vazhdon me aktivitetet konkrete në drejtim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit.

Me propozim të një qytetareje, ne jemi angazhuar dhe kemi vendosur kontaktet e para për blerjen e City Tree.

 City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur. Në një metër katror, ofron hapësirë për 1682 bimë, duke e rritur kështu biodiversitetin në qytet. Është hapësirë/panel i gjelbër, që absorbon 250 gram grimca të pluhurit në ditë, dhe eliminon rreth 240 tonë CO2 në vit.

Projekti me City Tree do të testohet gjatë vitit 2018, dhe më pas do të shikohet mundësia që panele të tilla të vendosen në banesat ekzistuese.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test