Havolli ultimatum Shpend Ahmetit, vendose flamurin e Kosovës te Rrethi në Prishtinë, ose…

Prishtina

Havolli ultimatum Shpend Ahmetit, vendose flamurin e Kosovës te Rrethi në Prishtinë, ose…

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 11:41
Sokol Havolli

Asambleisti i LDK-së Sokol Havolli i ka dhënë ultimatum kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit që deri para orë 15h të ditës së hënë 12 shkurt të vendosë flamurin te Rrethi në Prishtinë ose në të kundërtënd të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme.

Kërkesën e tij drejtuar Shpend Ahmetit, asmableisti i LDK-së e ka bërë përme një postimi në Facebook:

Përsëri çështja e flamurit të Republikës së Kosovës, tek rrethi, bëhet temë dhe refuzohet në ditë feste nga VV-ja.

Kryetari i Prishtinës arsyetohet që nuk ka procedurë apo protokol që e rregullon këtë çështje.

Tash, Kryetar, i ke dy zgjidhje:

1) Vendose flamurin e Republikës së Kosovës para orës 15:00, e hënë 12 shkurt.

ose,

2) Do të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme, nga nesër, që të miratojmë procedurën/rregulloren apo protokollin që e obligon ekzekutivin që të mirëmbajë flamurin e Republikës së Kosovës në lokacionet e caktuara.

Besoj se të paktën, në festimin e 17 Shkurtit, edhe në sheshin Skëndërbej në Tiranë do të vendoset flamuri i Kosovës, e leje më në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat