Festë flamujsh në sheshet e Prishtinës

Prishtina

Festë flamujsh në sheshet e Prishtinës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:44
Festa në Prishtinë

Në kuadër të aktiviteteve festive për 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit, gjatë ditës së sotme ndërtesa e Qeverisë është mbuluar me flamurin e Kosovës, derisa mbi qendrën të Prishtinës, e cila tanimë është dekoruar, kanë fluturuar parashutistët Federatës Aeronautike me flamujt e Kosovës.

Derisa sheshet e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme janë dekoruar me ngjyrat e flamurit, logon dhe numrin dhjetë, ende nuk dihet agjenda e Presidencës, e cila organizon ngjarjet me të cilat do të shënohet kjo festë.

Për 15 minuta parashutistët të fluturojnë mbi qendrën e kryeqytetit për të vazhduar pastaj mbi Dardani, Breg të Diellit dhe Mat.

Kryetar i Federatës Aeronautike, Shkëlqim Krasniqi, tha se aktiviteti me parashutistët ka qenë nën patronatin e Këshillit Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dhe Komunës së Prishtinës.

Sipas tij, njëri nga velat e parashutës ka qenë i punuar me simbolin e flamurit të Kosovës.

Parashutistët që po fluturonin në qiellin e hapur të Prishtinës pos flamurit të Kosovës që po valëvitej, me vete kishin marrë edhe logon që shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës aktiviteti me parashuta do të vazhdojë gjatë ditëve në vazhdim në Suharekë, Prizren dhe Istog.

Ndërsa, zyra e Presidencës ka shpallur 10 ditë festë për shënim të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat