KEP dhuron pajisje për kabinetin e shkencave natyrore në shkollën ‘Zenel Salihu’ - Bota Sot
KEP dhuron pajisje për kabinetin e shkencave natyrore në shkollën ‘Zenel Salihu’

Prishtina

E shtunë, 24 shkurt 2018

KEP dhuron pajisje për kabinetin e shkencave natyrore në shkollën ‘Zenel Salihu’

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Shkolla fillore “Zenel Salihu”

Në kabinetin e shkencave natyrore, të kimisë, fizikës dhe biologjisë të shkollës fillore “Zenel Salihu”, banka KEP Trust ka dhënë si donacion disa pajisje për t’ua mundësuar nxënësve një praktikë më të mirë me mjetet e nevojshme.

Drejtori i kësaj shkolle, Ejup Breznica, u shpreh mjaft i kënaqur me iniciativën dhe bashkëpunimin me KEP.

Ai i ka falënderuar për donacionin duke shpresuar që edhe në të ardhmen të jenë pjesë e projekteve të tilla.

Anëtari i bordit menaxhues nga KEP Trust, Hashim Sejdiu, tha se pranimi i këtyre pajisjeve do të ketë impakt shumë pozitiv në procesin mësimor dhe se shfrytëzimi i tyre do të jetë maksimal

 “Shpresoj që puna e mësimdhënësve të bëhet më e lehtë me këto pajisje dhe shfrytëzimi i tyre të jetë maksimal”, tha ai.

Ali Dragusha, profesor i lëndës së biologjisë, u shpreh falënderues për pajisjet e dhuruara në kuadër të lëndës biologji, ku në mesin e tyre është edhe një mikroskop digjital, i cili ofron një praktikë efikase. Drejtori i kësaj shkolle ka paralajmëruar për fillimin e një projekti të ri, për kabinete të reja të shkencave natyrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test