Parashutistët me flamuj sot mbi qiellin e Prishtinës

Prishtina

Parashutistët me flamuj sot mbi qiellin e Prishtinës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 08:55
Ilustrim

Parashutistët e Federatës Aeronautike, sot duke filluar nga ora 12:00, do të fluturojnë mbi qiellin e Prishtinës, konkretisht mbi zonën e gjerë të qendrës së kryeqytetit. Ky spektakël me flamuj, po bëhet në kuadër të aktiviteteve festive për 10 vjetorin e pavarësisë. Fluturimin e tyre e ka konfirmuar për kp, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, i cili tha se ky spektakël do të shihet edhe nga sheshet e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat