Komuna e Prishtinës probleme me sistemin e Hartave Kadastrale

Prishtina

Komuna e Prishtinës probleme me sistemin e Hartave Kadastrale

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 13:43
Komuna e Prishtinës

Nga komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Kadastrit kanë bërë të ditur se sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/Cadastral Map” nuk është duke punuar.

SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë ndërsa Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin përderisa pritet rregullimi i këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat