Prishtina sonte “pushtohet” nga jari i pastër

Prishtina

Prishtina sonte “pushtohet” nga jari i pastër

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Statistikat e ajrit

Prishtina sonte është përfshi në vendet me ajrin më të pastër në botë.

Sipas matjeve të bëra nga Ambasada amerikane, sonte në ora 22:00 në Prishtinë ajri ishte 25, kurse tani është në 42, që është ajër i shëndetshëm.

Ky është një lajm i mirë për qytetarët e vendit, pasi për disa ditë përjetuan ajër jo të shëndetshëm deri në atë helmues.

Masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës, dhe në veçanti sonte kushtet e favorshme klimatike, pasi ka fyer erë dhe ka rënë shi, ka bërë që Prishtina të ketë ajër të mirë, ashtu siç e kanë shumica e shteteve të Bashkimit Evropian.

Por një qytet tjetër shqiptar është duke vazhduar të ketë ajër të ndotur. Edhe sonte Tetova ka ajër jo të shëndetshëm, në shkallën 166.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat