Cilësia e ajrit në Prishtinë, një ditë pasi filloi qarkullimi i veturave

Prishtina

Cilësia e ajrit në Prishtinë, një ditë pasi filloi qarkullimi i veturave

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 21:02
Ilustrim

Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë dukshëm me mirë krahasuar me javë më parë, kur kryeqyteti i Kosovës bënte pjesë në qytetet me cilësinë e ajirt më të ndotur në botë.

Nga matja e fundit që është bërë në orën 20:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, gjendja e ajrit thuhet të jetë normalizuar.

Javën e kaluar Prishtina ka qenë qyteti me cilësinë e ajrit më të ndotur në botë.

Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor, kishin marrë një vendim që askush të mos shiste thëngjill si dhe të ndalohet qarkullimi i veturave në qendër të Prishtinës.

Pas dy ditëve është kthyer në gjendje normale qarkullimi i veturave në qendër të  Prishtinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat