Rruga e keqe “Mehmet Gradica”

Prishtina

Rruga e keqe “Mehmet Gradica”

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 17:05
Rruga “Mehmet Gradica”

Rruga “Mehmet Gradica” në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë është dëmtuar dukshëm.

Qytetarët thonë se në këtë pjesë të rrugës ka probleme me qarkullimi e automjeteve, sidomos gjatë kohës kur nxënësit e shkollës “Ismail Qemaili” lëshohen nga mësimi.

“Prapa ndërtesës se Ontexit qe te qon te shkolla Ismail Qemali rruga është shumë ne gjendje te keqe, ka problem ne qarkullimin e makinave sidomos gjatë kohës kur nxënësit fillojnë dhe mbarojnë orarin e mësimit”, thuhet në ankesën e një qytetari drejtuar Komunës së Prishtinës.

Ankesa është bërë në Platformën digjitale të Komunës së Prishtinës, ku është përcjell me disa fotografi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat