Rruga “Bill Klinton”, policia ndalon automjetet të futen në qytet

Prishtina

Rruga “Bill Klinton”, policia ndalon automjetet të futen në qytet

Më: 31 janar 2018 Në ora: 08:24
Policia dhe Inpektoret e Komunes se Prishtines ne rrugen "Bill Klinton" tuke ndaluar automjetet te futen ne qytet 31 janar 2018

Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e Komunwës së Prishtinës që në orën 06:oo të mëngjesit të sotëm janë duke zbatuar vendimin e për ndalimin e automjeteve në qendwr të Prishtinës.

Në Rrugën “Bill Klinton” ekipi i KALLXO.com raporton se asnjë automjet nuk po lejohet të futet në qytet, ashtu siç është paraparë në  vendimin të djeshëm të Komunës së Prishtinës.

Nga sot në orën 06:00 të mëngjesit janë ndaluar qarkullimi i automjeteve në zonën qendër deri në ora 22:00.

Ndërkohë sot qytetarët e Prishtinës do të mbajnë një protestë para Teatrit Kombëtar në ora 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës dje ka marrë vendim që të ndalohet shitja e thëngjillit dhe përdorimi i tij nga bizneset.

Zonat e ndaluara të qarkullimit të automjeteve përfshijnë këto rrugë: Bulevardi “Bill Klinton”, nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim Fehmiu” gjegjësisht nga shtatorja e “Bill Klinton”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga rrethrrotullimi me flamur, rruga “Agim Ramadani”, nga udhëkryqi i konvikteve, rruga “Edmond Hoxha”, te salla 1 tetori, rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës dhe hyrja nga rreth rrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugët “UCK” dhe “Fehmi Agani”.

Sipas masave të publikuara, të drejtë hyrje në zonën qendër kanë, autobusët, taksitë e licencuar, transporti i organizuar, automjetet e Policisë së Kosovës dhe FSK-së si dhe automjetet e emergjencës.

Për shkak të ndalimit të qarkullimit të veturave në qendër, Komuna e Prishtinës ka marrë një subvencion nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në lidhje me Trafikun Urban.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat