Fillon ndalimi i veturave për qarkullim në Prishtinë

Prishtina

Fillon ndalimi i veturave për qarkullim në Prishtinë

Më: 31 janar 2018 Në ora: 07:15

Komuna e Prishtinës ka filluar me masat parandaluese për uljen e ndotjes së ajrit, e cila ka marrë përmasa shqetësuese.

Ndryshe vendimi i komunës parasheh të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës duke filluar nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00.

Automjetet e transportit publik, emergjenca, Policia e Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EUELX-it, Drejtoria e Inspektoratit, taksitë e licencuara, automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta, të cilat bartin shenjë identifikuese.

Zonat e ndaluara përfshinë këto rrugë: Bulevardi “Bill Klinton”, nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilanit” dhe “Bekim Fehmiut”, gjegjësisht deri te shtatorja “Bill Klinton”, Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, nga rrethrrotullimi i flamurit, rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve, rruga “Edmond Hoxha” te Salla “1 tetori”, rruga “Ilir Konushevci” nga hyrja e drejtimit të Podujevës dhe hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugën e UÇK -së dhe “Fehmi Agani”.

Në ndihmë komunës po u del Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat