Lepaja tregon zgjidhjen e problemit me ajrin

Prishtina

Lepaja tregon zgjidhjen e problemit me ajrin

Nga: A.M. Më: 30 janar 2018 Në ora: 18:43
Prishtina

Analisti Fadil Lepaja ka komentuar ndotjen e ajrit në Prishtinë dhe për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet.

Sipas Lepajës zgjidhja e problemeve me ajrin nuk është në hyrje të Prishtinës, por në termocentrale.

Postimi i plotë:

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ME AJRIN NUK ËSHTË NË HYRJE TË PRISHTINËS, POR NË TERMOCENTRALE

Pra, mënyra më e mirë për me e zgjidhë problemin e deklaruar nga politika, lidhur me emetimin e gazrave nga automjetet dhe nxemja me thëngjill, është me i obligue termocentrlet, me i ble filtrat më të mirë, dhe me i ndalë, apo me i dënue me gjoba të larta për çdo tejkalim të emetimit të gazrave mbi normat e lejuara. Në plan afatgjatë, më hesap ka me ble rrymë përkohësisht, , derisa të rregullohen problemet me filtrat, apo me njerëzit përgjegjës, sesa me helmue popullatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat