Nga nesër ndalohet qarkullimi i veturave në qendër të kryeqytetit - Bota Sot
Nga nesër ndalohet qarkullimi i veturave në qendër të kryeqytetit

Prishtina

E enjte, 22 shkurt 2018

Nga nesër ndalohet qarkullimi i veturave në qendër të kryeqytetit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:43
Selim Pacolli

Nga nesër në qendër të Prishtinës do të ndalohet qarkullimi veturave përveç transportit publik i cili do të jetë falas.

Kështu ka njoftuar në një konferencë për media nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.

“Do të ndalohet qarkullimi për makina në rrugë të qendrës gjatë ditës, përveç transportit publik, i cili do të jetë falas dhe përveç rasteve emergjente”, tha Pacolli.

Po nesër, në kuadër të ndërmarrjes së masave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet,  do të ndalohet edhe shitja e thëngjillit në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur drejtori i Administratës, Muhedin Nushi.

“Shitja e thëngjillit do të ndalohet që nga nesër. Ekipet tona të inspekcionit, që janë diku rreth 40 ekipe, do të jenë në vëzhgim që nga nesër”, tha Nushi.

Po ashtu Nushi u ka bërë lutje qytetarëve që ta aplikojnë këtë vendim, i cili do të jetë në fuqi deri në zbutjen e situatës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test