Lajmohen nga Qeveria, thonë se ajri s’mund të ndryshohet brenda natës

Prishtina

Lajmohen nga Qeveria, thonë se ajri s’mund të ndryshohet brenda natës

Më: 28 janar 2018 Në ora: 18:13
Qeveria e Kosoves

Ajri i ndotur në Prishtinë, është ndër shqetësimet më të mëdha në vend përgjatë ditëve të fundit.

Reagime të shumta janë bërë lidhur me këtë çështje. Është pikërisht Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili pak orë më parë ka apeluar tek Qeveria e Kosovës që të mbledh institucionet përgjegjëse për të diskutuar për marrjen e masave të mëtutjshme për ajrin e ndotur në Prishtinë.

Pas kësaj është pikërisht këshilltari i  kryeministrit të vendit, Ramush Hardinaj, Avni Arifi i cili është deklaruar duke thënë se disa gjëra nuk mund të ndodhin brenda nate, ndër to edhe ndryshimi i kualitetit të ajrit.

Sipas tij projekti i koogjenerimit në vlerë 24 milionë euro i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit.

Duhet përkujtuar, se niveli i ndotjes së ajrit edhe tani vazhdon të jetë shumë i lartë teksa si lagjja me ajrin më të ndotur në Prishtinë është theksuar të jetë, Arbëria njohur ndryshe si Dragodan.

Ky është postimi i plotë i Arifajt:

– Ndarja e sivjetshme e €34 miljon për ndërrimin e filterave të Kosov?s B (74€ miljon totali)

-Ndêrtimi i Kosovës C me teknologjin? më te avancuar të kohës dhe

– Projekti i koogjenerimit me vlerë €24 miljon i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit tonë duke përfshirë edhe kualitetin e ajrit.

Fatkeqësishtë, kjo smund të ndodhë sonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat