Obelisk për ushtarët e rënë të NATO-s

Prishtina

Obelisk për ushtarët e rënë të NATO-s

Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim pune Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Sipas një komunikate të komunës, qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i punëve lidhur me ndërtimin e obeliskut për ushtarët e rënë të NATO-s, që nga viti 1999.

“Presim që Ministria të dërgojë kërkesën zyrtare në Komunë, ashtu që t’i dimë përmasat e obeliskut, në mënyrë që të gjejmë lokacion sa më të përshtatshëm”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat