Lakrishtja deri nesër pa ujë të pijshëm

Prishtina

Lakrishtja deri nesër pa ujë të pijshëm

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 22:48
Ilustrim

Ujësjellësi rajonal i Prishtinës ka njoftuar se për shkak të pëlcitjes së një gypi në Lakrishte, është ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm për një pjesë të banorëve të kësaj lagje.

”Ju njoftojmë se pas pëlcitjes së gypit Fi 200 në Lakrishte të lagjes Dardania, kemi ndërpre furnizimin me ujë të pijshëm për një pjesë të banorëve të Lakrishtes. Për shkak të diametrit të madh të gypit dhe terrenit të vështirë për të punuar, ky gyp nuk mund të rregullohet deri nesër”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat