Një i ri theret me thikë në Prishtinë

Prishtina

Një i ri theret me thikë në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:10, një i ri i moshës 17 vjeçare është therur me thikë në Prishtinë, i cili është duke u trajtuar në QKUK.

“Kemi pranuar informatën për një therje me thikë në rrugën “Gustav Majer”, personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 Vjeçar, menjëherë është transportuar për ne QKUK.

Lidhur me rastin ne fjale policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat