Lajmërohet Arbër Vllahiu, ja si e komenton rezultatin në Prishtinë

Prishtina

Lajmërohet Arbër Vllahiu, ja si e komenton rezultatin në Prishtinë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 18:50
Arbër Vllahiu

Arbër Vllahiu ka deklaruar se AAK-ja pret përmbysje të rezultatit në Prishtinëdhe fitore të Arban Abrashit.

Ai ka thënë që gara është shumë e ngushtë, përderisa ka vlerësuar se votat me kusht – nga të cilat do të varet rezultati përfundimtar – nuk ndjekin domosdoshmërisht trendin e votave të përgjithshme.

“Jemi duke pritur që në disa prej komunave të përmbyllet procesi”.

“Në Prishtinë gjithçka mund të ndryshojë. Mendoj se rezultati i tanishëm do të përmbyset dhe fitorja do të jetë e koalicionit LDK-AAK”, ka thënë Vllahiu në Info Magazine.

Ai ka vlerësuar se koalicioni LDK-AAK në kryeqytet ka funksionuar mjaft mirë, e këtë e tregon edhe dallimi në disa vota, e jo në mijëra, krahasuar me raundin e parë.

Vllahiu ka folur edhe për garën e ngushtë në Istog, në të cilën pret përmbysje të rezultatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat