Abrashi: Nuk po shohim rezultat, përkundër zhurmës për autobusët

Prishtina

Abrashi: Nuk po shohim rezultat, përkundër zhurmës për autobusët

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 21:58
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij për rregullimin e trafikut në kryeqytet.

“Rregullimi i trafikut është një prej top prioriteteve”, është shprehur Abrashi.

“Në Prishtinë brenda ditës hyjin 100 mijë vetura. Për këtë duhet të bëhet zgjidhje, duhet bashkëpunim me taksitë dhe duke intervenuar në projekte infrastrukturore”, ka thënë ai ndër të tjera në debatin e parë, që po zhvillohet, e që është përballja e parë e tyre.

“Kemi paraparë një numër të madh të nënkalimeve dhe mbikalimeve në Prishtinë. Do të krijojmë rreth gjashtë mijë vendparkingje. Do të bëjmë funksionalizim i parkingut mbrapa Pallatit të Rinisë dhe parkingjeve të tjera”.

Abrashi ka thënë se katër vitet e fundit është folur për autobusë, planin e mobilitetit, parkingun nëntokësor por asnjëra nuk është realizuar.

“Ka kompani që kanë numër më të madh të autobusëve. Me parkingun te filologjiku duhet ta demantojë Ahmetin, pasi UP ka refuzuar ndërtimin e tij  për shkak të ndryshimit të planit dhe shtimin për afarizëm dhe për këtë është refuzuar”.

“Jemi në një situatë ku katër vjet flitet për mobilitet dhe nuk ka mobiliteti. Nuk po shohim rezultate përkundër një zhurme për autobusët”.

“Autobusët tjerë nuk po vijnë për shkak të mos kryerjes së obligimeve nga komuna. Komuna e Prishtinës në vazhdimësi jep subvencione për trafikun publik”, është shprehur Abrashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat