Autobus në linjën tre të kryeqytetit

Prishtina

Autobus në linjën tre të kryeqytetit

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:07
Shpend Ahmeti

Nga sot, sipas kërkesave të qytetarëve të kësaj zone, nga ora 06:10 në mëngjes e deri në ora 22:00 në mbrëmje, autobusë të rinj të Trafikut Urban do të operojnë në linjën 3.

Këta autobusë, përveç që shkojnë në Kodrën e Trimave, do të vazhdojnë deri në Bardhosh, dhe në secilin stacion të kësaj pjese do të jenë çdo 10 minuta. 

Me Planin e Mobilitetit, secila pjesë e Prishtinës do të përfshihet në transport publik, thuhet në komunikatën për media të komunës së Prishtinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat