Ahmeti priti në takim mamitë

Prishtina

Ahmeti priti në takim mamitë

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2017 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti sot ka pritur në takim kryetaren e shoqatës së mamive Magbule Elezi, mamitë Razie Musa dhe Shehrije Ibërdemaj, si dhe themeluesen e shoqatës Doën Syndrome Kosova Leonora Shabani – Bajraktarin.

Gjatë këtij takimi është diskutuar  lidhur me rolin e Mamisë në kujdesin primar shëndetësor, mundësinë e funksionalizimit të këshillimoreve në Qendrat e Mjekësisë Familjare, si dhe për shërbimet e patronazhit apo të vizitave të lehonave nëpër shtëpitë e tyre./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat