Pacolli: Do të ndërhyj me plane në Pallatin e Shtypit dhe atë të Rinisë

Prishtina

Pacolli: Do të ndërhyj me plane në Pallatin e Shtypit dhe atë të Rinisë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 11:30
Selim Pacolli

Selim Pacolli, kandidat i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, ka premtuar se do të ndërhyjë në Pallatin e Shtypit dhe atë të Rinisë.

Ai ka thënë se ish-ndërtesa e Pallatit të Shtypit do të shndërrohet në Qendër Inovacioni, për të gjeneruar vende pune për të rinjtë kryeqytetas.

Veç kësaj, Pacolli ka deklaruar se planifikon që të investohet edhe në Pallatin e Rinisë, në mënyrë që ajo ndërtesë me të vërtetë t’i përkasë rinisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat