Komuna prezanton aplikacionin "për Prishtinën", ndihmon qytetarët

Prishtina

Komuna prezanton aplikacionin "për Prishtinën", ndihmon qytetarët

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:58
Muhedin Nushi, drejtori i administratës në Komunën e Prishtinës, tha se ky aplikacion është krijuar me qëllim që qytetarët të jenë pjesë e komunës.

Komuna e Prishtinës ka prezantuar aplikacionin "për Prishtinën" dhe sistemin e tërësishëm të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve.

Ky aplikacion është paraparë t’iu vije në ndihmë të gjithë qytetarëve për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve dhe të ndërtimeve pa leje.

Muhedin Nushi, drejtori i administratës në Komunën e Prishtinës, tha se ky aplikacion është krijuar me qëllim që qytetarët të jenë pjesë e komunës.

“Aplikacioni për të cilin flasim është për Prishtinën dhe ka të bëjë me futjen e Prishtinës në një prej qëllimeve e kjo është krijimi i qytetit të zgjuar, smart city”. Çdo informacion tash e tutje do të jetë i qasshëm për qytetarët tanë, që ata të tregojnë çdo parregullsi që hasin në Komunën e Prishtinës. Është aplikacion që merret në telefon. Qytetari ka mundësi që të lajmëroj çdo parregullsi që e has në çdo moment, rrezik për pronën publike, ndotje të ambientit, taksit ilegal, problemet me bujqësi, ndërtimtari, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se kanë bërë edhe digjitalizimin e qendrës së thirrjeve, ku qytetarët mund të thërrasin pa pages për të paraqitur ankesat e tyre. Qendra e thirrjeve do të punojë 24 orë në 7 ditë të javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat