Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Prishtina

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 13:37
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur Lirak Çelaj, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Çelaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Bota sot.

“Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja, kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Fillimi i Ri ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës. Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 Qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë.

Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja, kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës.

Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së.

Voto #12PDK
Voto #1KadriVeseli/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat