Telashet me drejtor lënë në garazh autobusët e kryeqytetit

Prishtina

Telashet me drejtor lënë në garazh autobusët e kryeqytetit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:36
Autobusët e rinj të Prishtinës

Të gjithë autobusët e Trafikut Urban gjenden në garazhet e kësaj ndërmarrjeje pasi punëtorët po e bojkotojnë punën.

Arsye e kësaj proteste, sipas tyre, është përzierja e politikës në këtë ndërmarrje ku për pasojë nuk po mund të punojnë si duhet.

Edhe sot bordi i drejtorëve ka tentuar që të dërgojë në zyre drejtorin e zgjedhur nga ta, Nexhmi Uka por as Uka e as Halil Mustafa nuk po mund të hyjnë në zyret e kësaj ndërmarrjeje.

Atyre ia kanë mbyllur derën drejtuesë të gjimnazit matematikor ku këta i shfrytëzojnë zyret me arsyetimin se qiraja për shfrytëzim i ka skaduar dhe e pengojë mbarëvajtjen e mësimit.

Punëtorët kanë thënë se akoma nuk dinë se kur do t`i kthehen punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat