Ukë Rugova kandidat favorit për Prishtinën i LDK-së në kryeqytet!?

Prishtina

Ukë Rugova kandidat favorit për Prishtinën i LDK-së në kryeqytet!?

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:30
Ukë Rugova

Si duket gara për Prishtinën sa vjen dhe forcohet, por bëhet edhe shumë më dinamike edhe brenda subjekteve politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë në LDK. Gara është më e bujshme pasi që kjo parti në vazhdimësi që nga pas lufta ka qeverisur bindshëm me Prishtinën, përveç në mandatin aktual. Kjo bën që lufta brenda partisë dhe e elektoratit të saj në kryeqytet për të pasur kandidatin e duhur është e jashtëzakonshme.

Derisa një pjesë e kandidatëve brenda LDK-së që deri më tani janë bërë të ditur në media apo edhe nga persona që kanë shprehur vetë ambicie, një nismë krejt tjetër vjen nga baza e degëve, përkatësisht nëndegëve të LDK-së në Prishtinë. Burime të mediave marrin vesh se një grup aktivistësh të nëndegëve të Qendrës, Dardanisë dhe Ulpianes kanë filluar takime intensive që djali i presidentit historik Ibrahim Rugova, Ukë Rugova të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Njëri nga ta në mënyrë të mllefosur u shpreh që arsyeja pse ne jemi mbledhur dhe kemi marrë këtë iniciativë është se në strukturat e LDK-së ende nuk është diskutuar hapur për kandidatin e mundshëm për Prishtinën. “Të gjithë këta emra që janë në ‘qarkullim’ janë dëshira të vëtë kandidatëve që shfrytëzojnë afrin me kryeministrin Isa Mustafa dhe plasojnë emrat e tyre se gjoja baza e degëve të LDK-së, ështe duke i kërkuar për tu kandiduar. Kjo nuk është e vërtetë, pasi që nëse baza do të pyetej asnjë nga ata emra nuk do të merrte bekimin tonë. Prandaj ne kemi marrë këtë nisme sepse besojmë që elektorati i Prishtinës në mënyrë unanime do ta mbështeste Ukë Rugovën”, thotë ky zyrtar i LDK-së në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat