Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Prishtina

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Më: 7 janar 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme dhe sasia e borës së rënë është larguar krejtësisht nga to.

Kështu ka deklaruar drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Gent Begolli.

Begolli ka thënë se gjendja është stabile, dhe se të gjitha rrugët kryesore janë të  pastruara e të kalueshme, ashtu si edhe ato dytësore.

Ai ka shtuar është duke u punuar në pastrimin e trotuareve dhe në disa pjesë të disa fshatrave të Prishtinës.

Begolli ka pohuar se situata ëhstë nën kontroll dhe se nuk ka ankesa të qytetarëve por që sipas tij, Komuna e Prishtinës ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe në rast të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, do të merr masa të shtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat