Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Prishtina

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Nga: Bota Sot Më: 5 janar 2017 Në ora: 09:40
Bora në Prishtinë, foto arkiv

Bora që ka mbuluar sot territorin e Kosovës i ka gjetur të përgatitura institucionet lokale nëpër komuna, të cilat po intervenojnë në rrugë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës ka njoftuar se të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.

Sipas kësaj drejtorie, kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar menjëherë duke eliminuar vështirësitë në qarkullim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat