Shpend Ahmeti e krahason vendimin e Qeverisë së Kosovës me humorin e Stupcave

Prishtina

Shpend Ahmeti e krahason vendimin e Qeverisë së Kosovës me humorin e Stupcave

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 12:13
Ahmeti e Stupcat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka krahasuar sygjerimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme që kosovarët mos të udhëtojnë përmes Serbisë me humorin e Stupcave.

Sipas Ahmetit, familjeve të të arrestuarve iu thuhet se po merren me këtë punë, ndërsa atyre vetëm sa iu zgjatet paraburgimi.

“Pas arrestimit të personit të dytë nga Serbia në një periudhë të shkurtër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sygjeron mos me udhëtu përmes Serbisë.

Familjeve ju thotë që po merren të huajt me këtë, a atyre vetëm po ju zgjatet paraburgimi. Po më kujtohet skeçi i Stupcave kur Vedati vritet në veri duke vizitu tezën e Mensuri mbi trup i bërtet “çka dreqin lype me shku, taman kem tu u ndreq”. Me këtë qeveri po bëhemi jetima secili” shkruan Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat