Pacolli në Hajvali paraqet vizionin e AKR-së për zhvillimin e vendit

Prishtina

Pacolli në Hajvali paraqet vizionin e AKR-së për zhvillimin e vendit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:09
Foto nga vendi ngjarjes

Në kuadër të procesit të organizimit të brendshëm të partisë, me një pjesëmarrje masovike të përkrahësve të AKR-së, nën-dega e partisë në Hajvali ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.

Kuvendnin me praninë e tij e nderoi edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli , i cili para delegatëve paraqiti edhe njëherë vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike prej 12%.

Lideri i AKR-së tha se partia është duke gjetur mbështetje në të gjitha anët e vendit dhe se janë duke u ndërtuar strukturat e qëndrueshme me rreth 45,000 njerëz të përfshirë në process të zgjedhjeve në parti. “800 nëndegë janë treguesi më i mirë se AKR-ja do të arrijë t’i merr 20% të votave”, ka thënë Pacolli.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatoi i nëndegës së Hajvalisë, z.Islam Pacolli, i cili në emër të Grupit Punues të nëndegës, ju drejtua Kuvendit dhe delegatëve, të cilët i falënderoi për pjesëmarrje dhe përkrahje. Ai tha se fuqia elektorale e Aleancës Kosova e Re duket qartë me  prezencën masovike të njerëzve në Kuvend.

Më pas Kuvendi i nëndegës i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 279 delegatëve, me shumicë votash Kryetar i Nëndegës së AKR-së në Hajvali është zgjedhur koordinatori i deritanishëm i nëndegës, z.Islam Pacolli.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Forumit Rinor, dega Prishtinë dhe Asamblisti i Kuvendit Komunal z.Sami Boroci, i cili mes tjerash tha se procesi i konsolidimit të AKR-së po merr entuziazëm të duhur në Hajvali. Ai theksoi se qytetarët e Hajvalisë kanë qenë gjithnjë mbështetës të AKR-së dhe vlerave liberale që përfaqeson kjo parti.

Më pas Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesinë dhe strukturat tjera të nëndegës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat