Gurët shpërndahen në rrugë nga transportuesit e papërgjegjshëm

Prishtina

Gurët shpërndahen në rrugë nga transportuesit e papërgjegjshëm

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 16:38
Gur në rrugë

Njëra anë e rrugës para shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në Prishtinë, tek rrethi në hyrje të kryeqytetit, është bllokuar gati në tërësi sot nga një sasi e gurëve të vegjël që janë derdhur.

Megjithatë, rruga nuk është pastruar gjatë tërë ditës nga askush.

Kamerat e Kosovapress-it kanë xhiruar pamjet në orët e pasdites, derisa veturat që kalonin në atë rrugë, një gjë të tillë e bënin me vështirësi.

Duket se gurët janë derdhur nga kalimi i ndonjë kamioni i cili i barte ato, dhe me të cilat do të duhej të merrej vetë transportuesi. Papërgjegjësia e transportuesve që kalojnë përbrenda kryeqytetit sjell edhe këto pamje. Sipas ligjeve në fuqi në shumë qytete evropiane, shkarkimi me dhe pa dashje i mbetjeve dhe materialeve të ndryshme në rrugët e qyteteve dënohen me ligj me gjoba e bilës edhe me dënime të llojit heqje e licencës për kompanitë transportuese apo firmat të cilave u përkasin ato. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat