Kuvendi i Prishtinës voton planet urbanistike të disa lagjeve të qytetit

Prishtina

Kuvendi i Prishtinës voton planet urbanistike të disa lagjeve të qytetit

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:05
Kuvendi i Prishtines

Sot, në mbledhjen e VI të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u debatua për disa propozim vendime për plane urbanistike në qytet. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, u debatua për disa propozim vendime për plane urbanistike në qytet.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të Komunës së Prishtinës, Kuvendi me shumicë votash ka kaluar propozimvendimin për diskutim publik të planit rregullues të lagjeve “Kalabria” “Kodra e Trimave 1” “Mati 2” në Prishtinë.

Poashtu është votuar për rishqyrtimin e vendimit për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm “Sofalia” në Prishtinë 2016-2024 si dhe për fillimin e hartimit të Planit rregullues për blloqet: “B 17”, “B 18”, “B 19” dhe “B 20”, të lagjes “Mati 1” në Prishtinë 2016-2024″.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat