Me 30 shtator mbahet diskutim në Sheshin "Zahir Pajaziti"

Prishtina

Me 30 shtator mbahet diskutim në Sheshin "Zahir Pajaziti"

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:01
Ilustrim

 Të premtën, me 30 shtator, mbahet diskutimi “Roli i të Rinjëve në ‘vendim-marrje’” në Sheshin Zahir Pajaziti. Ky projekt është hartuar nga, Besfort Gashi, i cili është Trajner dhe Gjykatës Ndërkombëtar i Debatit, dhe drejtor dhe themelues i Organizatës Jo-Qeveritare “Kosovo Social Club”.

Qëllim i këtij debati është të permirsoj aftësitë debatuese, të zhvilloj mendimin kritik pasi që të debatuarit dhe mendimi kritik janë shumë të rëndësishme për të pasur një shoqëri të suksesshme. Ne mësojmë se një nga debatuesit do të jetë edhe gazetarja Edona Gashi.

Të gjithë pjesmarrësit që do të jenë pjesë e këtij debati do të kenë mundësi që të shprehin mendimin e tyre për temat që do të diskutohen dhe të gjitha temat do të diskutohen pikërisht në vendin ku edhe qarkullimi i njerzve është më i madh, në shesh.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat