LDK e Prishtinës kërkon strehim për familjet e “Dardanisë” në “Hajvali”

Prishtina

LDK e Prishtinës kërkon strehim për familjet e “Dardanisë” në “Hajvali”

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike në Prishtinë, ka kërkuar që të larguarve nga banesat në lagjen “Dardania” në Prishtinë, të iu sigurohet strehimi në banesat kolektive të ndërtuara në Hajvali, ku sipas LDK-së, qe tri vite me radhë nuk janë ndarë nga ana e Komunës së Prishtinës, banesa këto të ndërtuar për familjet e pozitave sociale dhe për ato kategorive të luftës.

“Këto banesa janë ndërtuar nga ana e qeverisjes së LDK-së, sa kishte mandat  Isa Mustafa, ku tani qe tri vite sipas LDK-së, ato banesa janë të gatshme për banim por janë duke u mbajtur peng nga kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti dhe partia e tij Vetëvendosje”, thuhet në reagimin e LDK-së.

 Sipas LDK-së, Shpend Ahmeti as që përmend faktin se ka në dispozicion 80 banesa në Hajvali qe tri vite.

“LDK e Prishtinës kërkon qe në mënyrë urgjente ta shqyrtoi çështjen e 80 banesave në Hajvali dhe ti ndaj ato në mënyrën më të mirë për qytetarët e kategorive të destinuara të Prishtinës, apo ti së paku ti strehoj përkohësisht banorët e dëbuar nga banesat e Dardanisë deri sa atyre tu bëhet ndonjë zgjidhje e duhur”, thuhet ndër të tjera në reagimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat