Salla e re e edukatës fizike në shkollën “Shkëndija” kushtoi rreth 200 mijë euro

Prishtina

Salla e re e edukatës fizike në shkollën “Shkëndija” kushtoi rreth 200 mijë euro

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 13:19
Pamje nga përurimi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorëshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, përuruan sot sallën e re të edukatës fizike në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.

Kostoja për ndërtimin e kësaj salle ishte 193,027 mijë euro.

Në një njoftim për media nga Komuna e Prishtinës thuhet se në vitet 2015 dhe 2016, Komuna e Prishtinës ka investuar 223,962 euro për pajisje me rekuizita sportive, kukanë përfituar 14 shkolla.

Shkollat përfituese të këtij investimi janë: ShFMU “Afrim Gashi”; ShFMU “Nazim Gafurri”; ShML “28 Nëntori”; ShML “Hoxhë Kadri Prishtina”; ShML “Eqrem Qabej”; ShML “Xhevdet Doda; Gjimnazi Matematikor; ShFMU “Pavarësia”; ShFMU “Emin Duraku”; ShFMU “Xhemail Mustafa”; ShFMU “Shkëndija”; ShFMU “Ganimete Tërbeshi”; ShFMU “Andon Z. Çajupi”; si dhe ShML “Dr. Ali Sokoli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat