Banorët e Lagjes Dardania te Ibrahmi, kërkojnë ndalimin e procedurës për lirimin e banesave

Prishtina

Banorët e Lagjes Dardania te Ibrahmi, kërkojnë ndalimin e procedurës për lirimin e banesave

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:10
Pamje nga takimi

Disa banorë të lagjes “Dardania” për të cilët ka filluar zbatimi i urdhrit të Gjykatës për lirimin e banesave i janë drejtuar sot në Gjykatës Themelore të Prishtinës . Ata kanë kërkuar nga kryetari i gjykatës që të ndalojë procedurën për lirimin e këtyre banesave.

“Të gjitha këto qytetare-banore në Lagjen Dardania paraqiten gjendjen e rëndë në të cilën janë gjetur  si pasojë e kërkesës  për lirimin e  banesave dhe i kërkuan kryetarit të gjykatës që të paktën për 1 vit të  lejoj qëndrimin e tyre në  këto banesa deri në gjetjen e zgjidhjes për problemin e strehimit”, thuhet në njoftim.

 Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi që shprehu keqardhje për situatën e krijuar rreth procedurave për lirimin e këtyre banesave, i njoftoi dhe u rikujtoi këtyre qytetareve-banore në Lagjen Dardania se  gjykata ka obligim ligjor për zbatimin e aktgjykimit të plotfuqishëm dhe  gjykata nuk ka të drejtë që pa kërkesën e kreditorit të ndërpres procedurën e ekzekutimit të aktgjykimit të plotfuqishëm.

 “Për më tepër gjykata përsëri rikujton se ka vepruar në ekzekutim të një aktgjykimi që është i plotfuqishëm tani e më shumë se 8 vite. Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit gjykata rikujton se në ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm nuk ka ndodhë asnjë veprim urgjent dhe të gjithë këta banor që duhet ti lirojnë banesat tani e 8 vite kanë qenë në dijeni se banesat duhet ti lirojnë", thuhet nder të tjerash në njoftim.

Për më tepër, gjykata njofton se në procedurë të lirimit të mëtejmë të këtyre banesave pritet që të veprojnë përmbaruesit privat sepse kreditori ka tërheq disa propozime për ekzekutim nga gjykata dhe i ka adresuar te përmbaruesit privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat