Gjykata Themelore për pronat e uzurpuara: Aktgjykimi ekziston qe 8 vite

Prishtina

Gjykata Themelore për pronat e uzurpuara: Aktgjykimi ekziston qe 8 vite

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 17:20

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se çështja e lirimit të pronave të uzurpuara ka filluar të trajtohet që në vitin 2005.

Sipas gjykatës, aktgjykimi i plotfuqishëm rezulton si formë e prerë që nga 17 nëntori i vitit 2008. Kështu që, tash është duke u ekzekutuar një vendim i plotfuqishëm që nga para 8 viteve, përcjellë Indeksonline.

“Çështja për të cilën është vepruar dje, përkatësisht në datën 19.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin  2005. Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm ( në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05) i  cili ka formën e prerë që nga data  17.11.2008. Nga kjo rezulton se tani në vitin 2016 po ekzekutohet një vendim gjykata i plotfuqishëm që  para  8 viteve”, thuhet në komunikatë.

Aty sqarohet se të gjitha palët kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se pronat e uzurpuara duhet të lirohen.

Madje, në komunikatë thuhet se Gjykata Themelore në prishtinë ka treguar kujdes të veçantë qoftë edhe në një shkelje të të drejtave të palëve.

“Të gjitha palët që i tangon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen. Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimi të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar  maturi, dhe kujdes të posaçëm  dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pa bazë”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, mos ekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme  është vepër penale, prandaj gjykata është duke vepruar në aplikim të dispozitave ligjore në fuqi dhe ky është obligim ligjor për gjykatën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat